Lenjani: Po zhgënjehemi çdo ditë e më shumë në institucionet qendrore

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Selver Lenjani përfaqësues i fshatit Karaqevë thotë për rajonipress se edhe pse protestuan në mbrojtje të kufirit dhe kërkuan ndërhyrjen e grupit negociator dhe ndihmën e Qeverisë e të Parlamentit, deri tashti asnjë veprim nuk është ndërmarrë. Po zhgënjehemi çdo ditë e më shumë në këto institucione tha Lenjani.

Selver Lenjani pos që ka humbur durimin ai ka filluar të ndihet i zhgënjyer në institucionet qendrore, tek të cilat thotë se ka pasur fije shprese se do të merren seriozisht me problemin e vijës kufitare në Karaqevë, raporton rajonipress.

Lenjani thotë se protesta e fundit nuk pati efekt sepse hasi në vesh të shurdhër.”Mesazhi kryesor i protestës ishte që Edita Tahiri të flas për Karaqevën në bisedimet e ekipit negociator. Ajo nuk foli asnjëherë dhe nuk na ftoj asnjëherë në takim” thotë Lenjani.

Uji Dea

Lenjani thotë se është e pakuptimtë edhe heshtja e Jakup Krasniqit. “Kryeparlamentari na takoj në takim vetëm sa për sy e faqe dhe kurrë nuk e foli asnjë fjalë për Karaqevën. Vërtet nuk i kuptojmë këto demagogji të politikanëve tanë”.

Lenjani mendon se tani urgjente për Karaqevën mbetet sensibilizimi i Edita Tahirit dhe iniciativa e saj që ta diskutojë në ekipin negociator vijën kontestuese në Karaqevë. “Pse jo edhe Hashim Thaqi mund të vije në Karaqevë e të bëjë “selfije” me banorët e rrezikuar nga tytat e xhandarmërisë serbe. Edhe ne jemi Kosovë dhe fotoja do të dukej bukur” thotë me ironi Lenjani. /rajonipress/