RCCOLA

Lenjani nuk dorëzohet?

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Selver Lenjani vazhdon të besoj se çështja e vijës kufitare në Karaqevë do të merr epilog pozitiv. Dikush duhet të merr përgjegjësin për këto vite të humbura dhe për këto telashe që po na sjell vazhdimisht Serbia thotë Lenjani.

Selver Lenjani duke vrapuar pas problemit të vijës kufitare në Karaqevë pothuajse është shndërruar në postier duke vrapuar e dërguar letra në të gjitha institucionet qendrore të Kosovës dhe në ambasadat e huaja.”Kjo tregon se unë ende nuk jam dorëzuar, edhe pse jam lodhur sepse askund nuk kam marrë një përgjigje të prerë. Dikush duhet të marri përgjegjësinë për këto vite të humbura dhe për këto telashe që po na i sjell vazhdimisht Serbia” u shpreh Lenjani për rajonipress.

RCCOLA

Lenjani mendon se institucionet kosovare e kanë obligim që ta trajtojnë me dinjitet kërkesën e vetme që ka Karaqeva për të jetuar e lirë dhe në kufijtë e saj të mëhershëm./rajonipress/