Fundamenti

Lenjani nuk dorëzohet: NATO ta korrigjojë gabimin, xhandarmëria ishte brenda në Kosovë

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Selver Lenjani përfaqësues i fshatit Karaqevë vazhdon të jetë bindës se xhandarmëria serbe po patrullon në territor të Kosovës. Atë aspak nuk e ka shqetësuar deklarata e komandantit të KFOR-it në Kosovë. Për mua shqetësuese është heshtja e institucioneve kosovare. Ne i besojmë NATO-së e KFOR-it, por i besojmë edhe syve tanë dhe dëshmive e fakteve tona. NATO duhet ta korrigjojë gabimin e saj, kur i besoj hartave serbe në Kumanovë shprehet Lenjani.

Selver Lenjani nuk e ka ndërmend të zbrazet nga deklaratat e tij se xhandarmëria serbe po hynë në brendi të territorit të Kosovës. Madje atë fare se ka shqetësuar deklarata e Komandantit të KFOR-it në Kosovë, Guglielmo Luigji Miglietta sipas të cilit vetura e xhandarmërisë serbe ishte në brendi të territorit serb e jo në Kosovë.

Lenjani ka një argument shumë bindës për këtë fakt.”Nëse vetura e xhandarmërisë serbe do të ishte në territor serb, pse atëherë ata nuk na arrestuan kur ne i fotografuam. Ata madje kanë vozitur më shpejt vetëm për tu mos u ndeshur me ne. Xhandarmëria serbe e dinë saktë se ndodhet në territor të huaj, por mashtrimi i tyre me harta të falsifikuara dhe marrëveshja e Kumanovës e bëri këtë pështjellim” shprehet Lenjani.

FIDANISHTJA

Lenjani thotë se janë 3200 banorë të Karaqevës që vështirë të binden ndonjëherë se kjo pjesë është e Serbisë. “Çdo familje në Karaqevë e dinë saktë se aj territor është i Kosovës. Ne i besojmë NATO-së, dhe KFOR-it, por këto dy mekanizma duhet urgjentisht ta përmirësojnë dhe korrigjojnë gabimin tyre. Ne nuk kemi dashur që vet ta marrim situatën në dorë sepse u kemi besuar mekanizmave të sigurisë. Zhgënjyese e tepër dëshpëruese është qëndrimi inferior dhe tejet pasiv i institucioneve të Kosovës”.

Lenjani mendon se Karaqeva është “bombë” e cila mund të shpërthejë nëse nuk vendoset kufiri në vijat kadastrale origjinale. “Unë i kam shkruar edhe NATO-së, edhe Samuel Zhbogarit dhe pothuajse asnjë zyrtar ndërkombëtar nuk ka dhënë ndonjë përgjigje strikte rreth vijës kufitare. Gjithçka që duhet të bëjë shteti i Kosovës janë shfrytëzimi i takimeve në Bruksel dhe ngulja këmbë e tyre për të negociuar në Bruksel kontestin kufitar. Kjo fatkeqësisht asnjëherë nuk ka ndodhur nga ana e delegacionit shqiptarë, edhe pse faktet janë në anën e tyre” mendon Lenjani.

Lenjani tha se xhipi i xhandarmerisë serbe i kapur nga banorët ka alarmuar maksimalisht KFOR-in dhe nuk po gjejnë asnjë argument për ta demantuar. “Jemi shumë syqel dhe do e sensibilizojmë këtë problem në çdo minutë” tha Lenjani./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.