RCCOLA

Lenjani nënshkruan për St. Gallenin

/ 1 minutë lexim

Skuadra FC St. Gallen nga Zvicra lindore është ngjitur në superligë vitin e kaluar pas disa vitesh pauzë në ligën e dytë. Për të luan edhe shqiptari tjetër, Kristian Nushi.

Futbollisti shqiptar që deri më tash ka luajtur për klubin FC Winterthur të Challenge League (Liga e dytë, pas superligës) Ermir Lenjani sezonin pranveror do ta fillojë në një mes të ri.

Ai ka nënshkruar për klubin e superligës St.Gallen.

KKGJILAN

Skuadra nga Zvicra lindore është ngjitur në superligë vitin e kaluar pas disa vitesh pauzë në ligën e dytë dhe menjëherë ka treguar cilësitë e veta duke u vënë në garë për titullin e kampionit.

Për St. Gallenin luan edhe shqiptari tjetër Kristian Nushi.

Lenjani 23 vjeçar ka edhe një përvojë të mëhershme nga superliga. Ai ka luajtur për klubin nga Cyrihu, Grassoppers, ku, në fakt nuk ka pasur mundësi të tregonte shumë veten. Ndërsa gjatë sezonit që shkoi për FC Winterthurin ai është angazhuar në 16 ndeshje dhe ka shënuar 2 gola.