RCCOLA

Lenjani: Mos e injoroni problemin e Karaqevës, aty mbrohet Kosova

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Selver Lenjani ka vite të tëra që kundërshton vendosjen e tabelës nga ana e KFOR-it dhe ka vite që kërkon korrigjim të vijë kufitare. Por askush nga institucionet kosovare nuk e ka trajtuar seriozisht këtë tabelë e cila i merr Kosovës qindra hektar tokë.

Selver Lenjani pothuajse ishte i pari që kundërshtoj fuqishëm tabelën e vendosur nga KFOR-i e cila i jepte territor të Kosovës, palës serbe.

Lenjani madje ka depërtuar me reagimet e tij deri në Bruksel e në selinw e NATO-së ku ka kundërshtuar vendosjen e kësaj tabele. “Unë kisha të drejtë sepse ne i kemi hartat kadastrale dhe i kemi tokat tona dhe pronarët e titullarët e tokave stërgjyshore” shprehet Lenjani.

Eco Higjiena

Lenjani thotë se pala kosovare qysh në takimet e para është dashur ta potencojë problemin e Karaqevës. “Karaqeva nuk është dashur të neglizhohet për asnjë moment sepse aty mbrohet Kosova, aty mbrohet toka shqiptare” thotë Lenjani.

Lenjani thotë se nuk ka pritur që kaq gjatë do të injorohet problemi i vijës dhe kontesti kufitar me Serbinë. “Karaqeva do të dëshmoj në fund se ishte një plagë e rëndë për brezin kufitar dhe një padrejtësi që na shkaktoj Serbia dhe KFOR-i”.

Lenjani megjithatë thotë se ende asgjë s`ka përfunduar. “Tani duhet të jemi të bashkuar sepse nuk kemi kohë për të humbur. Jemi në tokat tona dhe pronarët e titullarët jemi ne, pra është Kosova. Serbia duhet të mposhtet në tavolinën e bisedimeve sepse nuk e kanë asnjë argument” thotë Lenjani./rajonipress/