UBT

Lenjani me porosi për pushtetarët: Murmurima në Mitrovicë e shkëndija në Karaçevë të Kamenicës

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kamenicë – Vetëtima është në Kamenicë të Karaçevës sepse kjo tokë autoktone është la me gjakun e popullit shqiptar shprehet Selver Lenjani, derisa ka përkujtuar pushtetarët se që nga viti 2001 kur Serbia po përpiqet ta gllabërojë këtë pjesë të Kosovës, institucionet tona kanë fjetur dhe nuk janë angazhuar për ta mbrojtur këtë territor të tyre.

Selver Lenjani në emër të Bashkësisë Lokale të Karaçevës së poshtme edhe njëherë ka përkujtuar institucionet qendrore dhe ka kërkuar prej tyre angazhim maksimal në mënyrë që të stopohet egoja e Vuqiqit i cili me çdo kusht ka tentuar dhe po tenton ta destabilizojë edhe këtë pjesë të Kosovës, pas Mitrovicës veriore.

“Në Mitrovicë ka murmurue, po vetëtima është në Karaçevë” ka thënë Lenjani derisa ka bërë me dije se gllabërimi i kësaj zone nuk do të lejohet të ndodhë kurrë.

“Ne do e mbrojmë këtë vend sepse e kemi amanet nga të parët tanë, do ta mbrojmë me jetë dhe me gjak sepse është tokë që nuk falet, është vend që nuk ndërrohet e as zëvendësohet me diçka tjetër” shton Lenjani.

Lenjani vazhdon të ndihet i zhgënjyer edhe me Vjosa Osmanin e Albin Kurtin sikurse edhe me Glauk Koniufcën.

Uji Dea

“Kjo garniturë politike na vizitonte natën vonë kur ishin në pyetje votat dhe interesat e tyre të ngushta, po kurrë nuk dolën në teren për ta parë këtë popull që vazhdon të ndihet i pasigurt edhe pse në tokën e tyre”.

Lenjani edhe njëherë ka bërë të ditur për pasurinë që posedon pjesa e Karaçevës dhe Kamenicës, e cila ka pasuri nëntokësore të shumta.

“Serbia e njeh mirë këtë territor dhe andaj po kërkon ta përvetësojë sepse ka pasuri e minerale siç është miniera e humzës, kaolini, hekur antimon”.

Në fund Lenjani thotë se pa përkrahjen e NATO-së dhe KFOR-it Karaçeva asnjëherë nuk mund të qetësohet, andaj të gjithë këta mekanizma meritojnë falënderime e përkrahje, që po e mbrojnë shpresën e popullit të Karaçevës./rajonipress/