Uji Dea

Lenjani me letër të hapur për Lobin Shqiptaro – Amerikan: Nga zemra ju falënderon brezi kufitar për sensibilizimin e Kosovës

/ 5 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Selver Lenjani në letrën e hapur dërguar Lobit Shqiptaro Amerikan ka thënë se ky mekanizëm kombëtar dhe të gjithë anëtarët e saj kudo që gjenden në tërë rruzullin tokësor, janë të përshëndetur nga zemra për punën e pa lodhur për sensibilizimin e Kosovës dhe u jemi shumë mirënjohës dhe zoti ju bekoftë nga brezi kufitarë në Karaçevë me apelin që të ruhet sovraniteti dhe integriteti territorial i së paku rreth 11 mijë kilometra katror ka thënë Lenjani.

Në emër të Bashkësisë Lokale të Karaçevës së Poshtme Selver Lenjani pasiqë ka shterur të gjitha mundësit tjera institucionale për ta bërë të njohur problemin e brezit kufitar i është drejtuar me një letër të hapur dhe publike Lobit Shqiptaro Amerikan.
“Përmes kësaj letre të hapur duke e kuptuar drejtë rolin e juaj tejet të rëndësishëm dhe ndikimin që keni pasur në ruajtjen dhe avancimin e të drejtave të shqiptarëve kudo që ndodhen ju bëjmë me dije se brezi kufitar në Karaqevë ende ndodhet në telashe serioze për shkak se shteti fqinj Serbia provokon rregullisht banorët”.

Lenjani e ka përkujtuar lobin se ky problem i Karaçevës është prej vitit 2001 dhe deri më sot i pa zgjidhur. “Edhe pse kemi dokumente valide nuk po mundemi me i arsyetue pronat tona se kjo pjesë e Karaçevës që gjendet në kufi me Serbin dhe ka pozitën e saj gjeografikishtë në verilindje të Kosovës. Në këtë pjesë vazhdimisht ndodhë hyrja e forcave të Serbisë të cilët në këtë fshat hyn të armatosur deri në dhemb, duke mos përjashtuar edhe forca paramilitare jo të rregullta”.

Sipas Lenjani në kohën e regjimit të Sllobodan Millosheviqit janë falsifikuar dokumentet kadastrale, e me harta gjeografike, gjeologjike, e hartografike ua ka servuar faktorit ndërkombëtar dokumentin e falsifikuar i cili dokument fatkeqësisht edhe sot është në zbatim.

“Të nderuar anëtar të Lobit ne deri në fund do ta mbrojmë Karaçevën sepse skemi as kujt ti falim tokë të huajën se duam, por tokën ton nuk e lëshojmë në këtë fshat të Kosovës, dhe deri tani s`ka mungua asnjë lloj mjeti ushtarak, e paramilitar, e polici e Serbisë që nuk ka provokuar duke hyrë në brendi të territorit të Kosovës”.

Uji Dea

“Të nderuar lobi shqiptaro Amerikan ne brezi kufitar jemi shumë mirënjohës për punën e juaj, angazhimin për ta sensibilizuar problemin e Kosovës në instancat ma të larta Amerikane e Eurpiane, por zoti një, e Amerika dy se pa Amerikën ne nuk do ishim sot e as Kosova dhe edhe UÇK, ja dhe mundin, djersën, gjakun, edhe jetën për lirin që sot gëzon populli shqiptar. Mbar bota ne ta din se Kosova është e Amerikës ne ta din çdo njeri i kësaj bote se miqësia me Amerikën e kanë lidh presidenti Ibrahim Rugova, Lobi Shqiptaro Amerikan, UÇK ja, presidenti Hashim Thaqi, Ramush Haradinaj, Behgjet Pacolli, andaj asnjë njeri në Republikën e Kosovës nuk ka drejt t`i thotë jo Amerikës, e as Qeveria e Kosovës le ta din mirë se populli i Kosovës ashtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe sytë i kemi ka Amerika” ka shkruar Lenjani.

Lenjani ka shtuar se në mbi 1000 mi vjet këto mrekullia kanë ndodhur, por pa Amerikën nuk ka Kosovë në Ballkan e as shteti amë Shqipëria e din mirë se shqiptarët janë ndihmuar e përkrahur nga presidenti Amerikan Vilson i cili e mbrojti Shqipërinë në Francë gjatë viteve 1919 e sot ekziston populli shqiptar.

Të nderuar Lobi shqiptar në Amerikë ju jeni njerëzit ma të mëdhenj të kombit shqiptar nga këta emra ma të njoftun në botë:

  1. Laura Ivejaj, jD, Michigan
  2. Ilaz kadriu lllinois
  3. Dr. Gazmend Kapllani, llinois
  4. Mark Kosmo, Massachusetts
  5. Dr. Sidita Kushi, Massachusetts
  6. Anton Lekocaj, Michigan
  7. Richard Lukaj, Connecticut
  8. Dr. Medlir Mema, ldaho
  9. Dr. Elidor Mëhill, Neë York
  10. Vera Mjeku, Neë York
  11. Ard Morina, Neë Jersey
  12. Dr. Jasmin Mujanoviç, California
  13. Gino Mulliqi, Texas
  14. Dr. Srdja Paulloviç, Edmonton, AB, Canad
  15. Dr. Besnik Pula, Virginia
  16. Burim Ramadani, lllinois.
  17. Gzim Rushiti, Texas
  18. Shaqir Salihu,Virginia.
  19. Idriz Shabani, Ëisconsin
  20. Suzana Shkreli, Michigan
  21. Shqiprim Vraniçi Texas
  22. Behar Xharra Virginia
  23. llir Zenku, lllinois.
  24. llir Zherka, California.

Të nderuarit e lartpërmendur kudo që gjendeni në tërë rruzullin tokësor ju përshëndesim nga zemra për punën e pa lodhur për sensibilizimin e Kosovës dhe u jemi shumë mirënjohës dhe zoti ju bekoftë nga brezi kufitarë në Karaçevë, me apelin që të ruhet sovraniteti dhe integriteti territorial së paku rreth 11 mijë kilometra katror ka thënë Selver Lenjani./rajonipress/