RCCOLA

Lenjani me letër të hapur për Kurtin, Konjufcën e Osmanin: I harruat zotimet për brezin kufitar

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kamenicë – Selver Lenjani përfaqësues i vetëm i brezit kufitar i cili po kërkon investime dhe mbikëqyrje në brezin kufitar i ka shkruar Albin Kurtit, Glauk Konjufcëes e Vjosa Osmanit duke kërkuar prej tyre mbështetje sepse ka mungesë të infrastrukturës, sidomos asfaltimi tek Novosella deri në hyrje të fshatit Karaçevë. Zgjohuni o pushtetar sepse brezi kufitar po zbrazet e jeta po rëndohet.

Në një letër të hapur Lenajni ka folur për problemet që ka brezi kufitar duke filluar nga arteriet kryesore siç është rruga e asfaltuar tek kthesa e Novosellës në hyrje të Karaçevës.

”Kjo është arteria kryesore ku shteti fqinj po pretendon ta shkëpus si territor të vetin. Ne nuk do të lejojmë për asnjë çmim sepse jemi roje e çdo pëllëmbe toke të Kosovës, por ju pushtetar zgjohuni nga gjumi sa nuk është bërë vonë, investoni në rrugë, në familjet skamnore, bëjeni jetën më të lehtë dhe më të jetueshme” ka shkruar Lenjani.

RCCOLA

Lenjani ka folur edhe për shumë halle e brenga tjera, por më së shumti ka kërkuar që policia të jenë prezentë edhe në ato pjesë ku vërtet Serbia ka dëshirë të jetë zonë e lirë.

”Policia e Kosovës e ka jetën në rrezik dhe e ka të ndaluar të hyjë në kë të zon, por unë jam optimist se kjo pjesë dhe ky territor i Kosovës nuk do të gllabërohet para syve tanë. Kufirin e mbrojmë me jetë dhe vdekje sepse është kufi administrativ që ka ekzistuar para shumë viteve” ka shkruar Lenjani./rajonipress/