Fundamenti

Lenjani me kërkesa të veçanta për institucionet qendrore: Brezit kufitar i mungojnë shërbimet mjekësore

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Selver Lenjani në letrën dërguar Vjosa Osmanit, Glauk Konjufcës, Albin Kurtit dhe Rifat Latifit ka kërkuar prej tyre që të ndihmojnë Kamenicën dhe brezin kufitar në ofrimin e shërbimeve mjekësore adekuate.

Letra e plotë:

Të nderuara institucione e Republikës së Kosovës.
Kërkojmë nga instancat mat larta të shtetit ku ne si Bashkësi Lokale e Brezit Kufitar Karaçevë e poshtme vazhdimisht kemi probleme të shumëfishta me njerëz të sëmur ku kërkohet ndihma mjekësore që të kryhen shërbimet në shtëpinë e shëndetit në Kamenicë e ku të njëjtat shërbime i mungojnë banorëve të brezit kufitar i mungojnë te gjithë – Qytetarëve të Komunës së Kamenicës, i mungojnë këto shërbime, sepse për të marr ndihmën mjekësore, mungojnë ekspertët e mjekësisë siç janë: Mjeku Internist, Pediatri, Gjinekologu, Kardiologu, Oftalmologu, si dhe ORL etj.

Uji Dea

Komuna numëron mbi 40 mijë banorë ndërsa mungojnë mjekët e të gjitha lamive lart cekur. Një gjë e dimë të gjithë banorët jemi në varfëri të skajshme si banor të brezit kufitar Karaçevë e Poshtme si dhe qytetarët e Komunës së Kamenicës ndihma për gjithë qytetarët i mungojnë këta ekspert në shtëpinë e shëndetit.

Banorëve i duhet të marrin rrugë për ne Gjilan për të kërkuar ndihmë. Por megjithatë qytetarëve të Kamenicës i mungojnë kushtet financiare. Të nderuara institucione të bëni përpjekjet të pajiset Shtëpia e Shëndetit me ata mjek te lartë cekur, sepse jemi të pa ndihmuar nga institucionet sepse askush nuk merret me Kamenicën. Në emër te Bashkësisë Lokale ta bëjmë sensibilizimin se i mungon kuadri adekuat për t`i kryer shërbimet mjekësore ka shkruar Selver Lenjani./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.