UBT

Lenjani: Kujdes me Karaçevën, AKI e njësia speciale duhet ta monitorojnë kufirin

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Kamenicë – Selver Lenjani thotë se ditëve të fundit ka pasur forca të ushtrisë serbe të stacionuara përgjatë kufirit me Kosovën. Në këtë pjesë të kufirit duhet të ketë prezencë të AKI dhe njësisë speciale sepse Serbia përherë është treguar tinëzare thotë ai.

Përfaqësuesi i fshatit Karaçevë Selver Lenjani po kërkon prani fizike më të shpeshtë të AKI dhe njësisë speciale.

“Unë i frikohem më të keqes sepse ditëve të fundit ka pasur prezencë të ushtrisë serbe përgjatë kufirit me Kosovën. Falë zotit dhe Amerikës që po bëjnë trysni dhe ato forca janë tërhequr, ndoshta vetëm përkohësisht” mendon Lenjani.

UBT

Lenjani thotë se në asnjë mënyrë nuk duhet neglizhuar Karaqevën.

”Ne jemi patate e nxehtë sepse jemi afër me Serbinë dhe kontesti kufitar që e kemi ende me Serbinë përherë është një lloj preteksti për ndonjë invazion nga Serbia. Banorët janë të shqetësuar, meqë xhandarmëria serbe ka ndodhur disa here dhe është futur në territor të Kosovës. Serbia s`ka besë e ne duhet të jemi të kujdesshëm dhe të vëmendshëm ta ruajmë syçelë çdo pëllëmbë të Kosovës” shprehet Lenjani./rajonipress/