KKVITI

Lenjani kthehet në momentin më të mirë, sfidon PSG-në

/ 1 minutë lexim

Ermir Lenjani ka kaluar lëndimin e tij dhe është duke u stërvitur rregullisht me pjesën tjetër të skuadrës.

Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë pritet që ta bëjë debutimin e tij në Ligue 1 në fundjavë, ku për kundërshtarë do ta ketë kampionin në fuqi të Francës, Paris Saint-Germain, transmeton Telegrafi.

Eco Higjiena

Lenjani ka debutuar me Rennes në ndeshjen e Kupës së Francës ndaj Bastias, ku edhe pësoi lëndim dhe u ndëshkua me karton të kuq.

Në duel me PSG-në, 25-vjeçari pritet të luajë si mesfushorë i majtë, pozitë në të cilën luan edhe me Kombëtaren e Shqipërisë. /Telegrafi/