Fundamenti

Lenjani kërkon nga krerët e shtetit që rasti i Karaçevës të jetë pjesë e bisedimeve në Ohër

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kamenicë – Problemi i Karaçevës ekziston që nga vitit 2001 dhe deri më tani asnjë Qeveri s`ka pasur sukses ose nuk ka treguar interesim, që në bisedimet me palën serbe ta shtrojë në tavolinë këtë rast jetik për banorët e brezit kufitar shprehet Selver Lenjani.

Në emër të Bashkësisë Lokale Karaçevë e Poshtme, Selver Lenjnai u është drejtuar publikisht Vjosa Osmanit, Glauk Konjufcës e Albin Kurtit, që të marrin parasysh ankesat dhe problemet që ka kjo pjesë e brezit kufitar në raport me Serbinë.

“Serbia vazhdimisht ka pretendime që ta shkëput këtë pjesë të Karaçevës ndërsa edhe pse ky problem ekziston që nga viti 2001 asnjë Qeveri dhe asnjë Parlament, nuk e ka parë të udhës që ta shtrojë në tavolinën e bisedimeve problemin jetik për këtë pjesë kufitare” mendon Lenjani.

ARKATANA

Lenjani mendon se në Ohër është rast i mirë që pala kosovare ta trajtojë me seriozitet rastin e Karaçevës.

“Karaçeva duhet të bisedohet në tavolinë derisa nuk është bërë vonë sepse ne duhet ta bindim Brukselin dhe shtetet e BE-së se Karaçeva ishte pjesë e Kosovës dhe si e tillë duhet të njihet edhe me kufijtë ekzistues. Çdo heshtje në këtë drejtim e rëndon situatën e sigurisë dhe nxit pasoja e revolta në të ardhmen” tha Lenjani./rajonipress/