Lenjani këndon himnin Kombëtar në Rennes
Ermir Lenjani ka kënduar himnin kombëtar në praninë e bashkëlojtarëve të tij të rinj në skuadrën Rennes në Francë.
Reprezentuesi shqiptar e kreu me krenari sfidën ku si përforcim i ri i klubit francez duhet të këndojë një këngë para bashkëlojtarëve.
Dhe, ai zgjodhi himnin Kombëtar.
“Në skuadër është rregull që lojtarët e rinj të këndojnë ndonjë këngë. Dhe me kënaqvësi e pranova këtë sfidë, ku këndova himnin më të bukur në botë, atë të Shqipërisë”, shkroi Lenjani në profilin e tij në Facebook.


