Mobi Casa

Lenjani: Kemi sensibilizuar shumë problem, nuk kemi asnjë përgjigje dhe s’është kryer asnjë punë

/ 2 minuta lexim

Kamenicë – Selver Lenjani gjatë vitit 2022 ka dërguar me dhjetëra kërkesa duke filluar nga presidentja e vendit, kryeparlamentari e kryeministri dhe të gjithë ministritë përkatëse, por thotë se nuk ka marrë përgjigje. Realisht premtime janë dhënë ndërsa asnjë zgjidhje nuk është bërë për problemet e shumta që i ka brezi kufitar shprehet ai.

Viti 2022 për Selver Lenjanin nuk ka qenë shumë produktiv krahasuar me problemet që ka sensibilizuar tek organet shtetërore.

Thotë se u ka dërguar shkresa e lutje të gjitha ministrive që të dalin në teren dhe të shohin gjendjen e cila është e rënduar në mungesë të infrastrukturës, mungon punësimi i të rinjve, zhvillimi ekonomik dhe pasiguria.

Fundamenti

“Për shkak të prezencës së xhandarmërisë serbe, shumë familje tashmë janë shpërngulur kurse të rinjtë po e boshatisin fshatin në mungesë të perspektivës. Kam shpresuar se ky pushtet me drejtues të rinj do të vetëdijesohet dhe do të punojë për komb e atdhe, por jo, na kanë zhgënjyer në maksimum” shprehet Lenjani.

Lenjani thotë për rajonipress se nuk e ka ndërmend të ndalet as në këtë vit. “Unë do të punojë pa u ndalur, do të vazhdojë sërish me kërkesa konkrete dhe nuk përjashtohet mundësia që të organizojmë edhe protesta para institucioneve dhe ministrive” thotë ai./rajonipress/