ARKATANA

Lenjani: Karaqevën nuk po e dëmton vetëm Serbia, po edhe pushtetet kosovare

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Selver Lenjani përfaqësues i fshatit Karaqevë thotë për rajonipress se nuk është vetëm Serbia që po e dëmton Karaqevën dhe po e provokon çdo ditë, sepse realisht janë pushtetet lokale dhe qendrore që fare pak e kanë ndihmuar këtë fshat qoftë në infrastrukturë ose në ujësjellës e kanalizim.

Karaqeva pas luftës nuk është dënuar vetëm nga Serbia, por edhe nga pushtetet lokal e qendrore. Kështu mendon Selver Lenjani përfaqësues i fshatit Karaqevë.

Lenjani për rajonipress thotë se Serbia çdo ditë e dëmton dhe e frikëson Karaqevën, por nuk është vetëm ajo që po na shkakton telashe.

Mobi Casa

Sipas tij edhe pushtetet lokale e qendrore kanë bërë fare pak për të investuar në infrastrukturën rrugore, kanalizim e ujësjellës.

Lenjani tha se pushteti komunal i ka lënë punët në gjysmë rreth investimeve që janë nisur. “Është e pafalshme që Karaqeva të lëngojë për punë të vogla. Nuk kemi ujësjellës e as kanalizim të rregulluar. Karaqeva meriton një tretman më ndryshe se deri më tashti” shprehet Lenjani./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.