Hidromorava

Lenjani: Karaqeva në asnjë takim zyrtar me palën serbe nuk është përmendur

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Selver Lenjani përfaqësues i fshatit Karaqevë thotë se ndonëse janë mbajtur shumë takime me palën serbe, asnjë zyrtar qeveritar apo ministër nuk e ka përmendur kontestin e vijës kufitare në këtë pjesë të Kosovës. Kjo klasë politike nuk e ka idenë se çfarë telashesh mund të sjell ky problem disa vjeçar.

Selver Lenjani edhe pse ka shkruar e komunikuar qindra here me zyrtarët qeveritar dhe ata parlamentar, ende asnjë përgjigje me shkrim nuk e ka marrë prej tyre, nëse është debatuar apo do të flitet për kontestin e vijës kufitare në Karaqevë.”Vërtet jam i zhgënjyer sepse janë zhvilluar shumë takime me palën serbe dhe në asnjë nga këto takime nuk është përmendur kufiri kontestues në Karaqevë” tha Lenjani pwr rajonipress.

Mobi Casa

Lenjani thotë se kjo klasë politike e cila më shumë është e prirur të merret me çështjet periferike se sa ato kruciale, nuk është e aftë të marrë përgjegjësi për problemet madhore të vendit. “Kjo klasë politike nuk e ka idenë se çfarë telashesh mund të sjellë mos zgjidhja e vijës kufitare në Karaqevë, problem ky i cili po zvarritet tash e sa vite” tha Lenjani./rajonipress/