UBT

Lenjani: Karaqeva dhe brezi kufitar asnjëherë nuk u trajtuan seriozisht nga niveli qendror

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Gjilan – Selver Lenjani thotë se problemi i vijës kufitare në Karaqevë në raport me Serbinë është neglizhuar dhe anashkaluar nga të gjitha pushtetet qendrore. Edhe nuk kishte vendosmëri, por edhe guxim që brezi kufitar të ndihmohet kurse Karaqeva të marrë përgjigjen e merituar për t`i ikur provokimeve të xhandarmërisë serbe.

Shpërbërja e Parlamentit nuk e ka mërzitur aspak Selver Lenjanin. Ai madje thotë se kjo legjislaturë sikurse edhe tjerat asnjëherë nuk e trajtuan seriozisht rastin e Karaqevës. “Problemi i Karaqevës në radhë të parë donë guxim e vendosmëri sepse Serbia e njeh vetëm gjuhën e realitetit dhe imponimin. Ne i kemi të gjitha faktet, e dokumentet kadastrale dhe asnjëherë ato nuk janë përdorur nga qeveritë tona për ta mbyllur këtë kapitull të dhimbshëm për banorët dhe Kosovën” shprehet Lenjani.

Eco Higjiena

Lenjani mendon se brezi kufitar nuk është trajtuar seriozisht nga asnjëra qeveri e Parlament. “Ka munguar qasja serioze dhe vendosmëria që Karaqeva të marrë përgjigjen e merituar dhe problemi i saj të marr kahje pozitive. Jemi të zhgënjyer dhe shumë të brengosur që kontesti kufitar ende po rrinë pezull. Kosova pa kufijtë e saj real dhe pa hektarët e shumtë që i janë marrë Karaqevës nuk do të jetë kurrë stabile” u shpreh Lenjani./rajonipress/