Fundamenti

Lenjani ka një porosi për Hashim Thaçin

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Banorët e Karaqevës e kanë një porosi për presidentin e ri. Selver Lenjani thotë se Hashim Thaçi duhet të tregohet president i vendosur, trim, i afërt me popullin dhe problemet e tyre. Bëhu burrë e eja në Karaqevë, njihu me katrahurat tona shprehet Lenjani.

Karaqeva ka një kohë të gjatë një problem të pazgjidhur me Serbinë. Tokat dhe megjat e saja kërcënohen e atakohen çdo ditë nga xhandarmëria serbe. Nuk është vetëm ky problem që ata ndihen të revoltuar e të indinjuar. Asnjë president apo kryeministër kosovar ata nuk i ka vizituar asnjëherë.

Mobi Casa

E Selver Lenjani si përfaqësues i fshatit që ka trokitur në dyert e Jakup Krasniqit e Atifete Jahjagës prej nga kurrë nuk mori përkrahje thotë se ka një këshill për presidentin e ri. “Hashim Thaçi duhet të tregohet president i vendosur, trim, i afërt me popullin dhe problemet e tyre. Bëhu burrë e eja në Karaqevë, njihu me katrahurat tona” shprehet Lenjani.

Lenjani mendon se problemi i Karaqevës dhe kontesti kufitar ka arritur në kulmin e ironisë dhe të pritjes. “Nuk kemi besuar që aq gjatë shkon kjo punë. Gjysma e fshatit është e braktisur dhe të tjerët presin epilogun e ndonjë marrëveshjeje që gjithsesi duhet të jetë në favor të tokave tona” shprehet Lenjani./rajonipress/