Eko Higjiena

Lenjani: Jemi lodhur nga politika famëkeqe, brezi kufitar do të kundërshtoj çdo vendim që bartë pasoja

/ 1 minutë lexim

Kamenicë – Selver Lenjani thotë se banorët e brezit kufitar dhe qytetarët e Kamenicës po e kundërshtojnë fuqishëm vendimin e marrë për mbylljen e disa shkollave të komunës së Kamenicës.

“Banorët e Kamenicës dhe ata të brezit kufitar të Karaqeves e kundërshtuan vendimin kundër kryetarit të komunës për mbylljen e disa shkollave, vendim ky i bashkësisë lokale në Karaqevë është që të mos mbyllet asnjë shkollë, qe 19 vite po bëhen që jemi lodh nga kjo politik famëkeqe, uroj që mos të mbyllet asnjë shkollë në komunën e Kamenicës” thotë Lenjani.

Eco Higjiena

Lenjani thotë se problemet që i ka shkaktuar ministri i arsimit janë të pariparueshme sepse pasojat do t`i bartin qytetarët e Kamenicës dhe ata të brezit kufitar. “Me mbylljen e shkollave po na kthejnë në kohën e Millosheviqit, uroj që të gjithë arsimtarët të punojnë dhe nxënësit të mësojnë në bankat e shkollave të tyre” ka thënë Lenjani./rajonipress/