FIDANISHTJA

Lenjani i shkruan Samuel Zhbogarit dhe vendeve të Quintit

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Selver Lenjani përfaqësues i fshatit Karaqevë thotë për rajonipress se është i detyruar që t`i shkruaj letër publike Samuel Zhbogarit dhe shteteve të Quintit për të kërkuar prej tyre ndërhyrjen në zgjidhjen e kontestit kufitar në Karaqevë. Policia e Kosovës ende nuk po patrullon në dy pikat kyçe ku ruhet territori shqiptar dhe kjo situatë e padefinuar e kufirit nuk ishte misioni as i NATO-së e as i BE-së përkujton Lenjani.

I zhgënjyer nga institucionet e Kosovës duke filluar nga presidenca, Parlamenti e Qeveria, Selver Lenjani përfaqësues i fshatit Karaqevë ka ndërmarrë një hap tjetër senzibilizues për t`i përkujtuar shtetet e Bashkimit Evropian se vija administrative në kufirin Kosovë – Serbi është ende “bombë” e kurdisur, raporton rajonipress.

Selver Lenjani për rajonipress tha se për muaj e vite të tëra është përkujdesur që të bind zyrtarët më të lart shtetëror që të sqarojnë njëherë e përgjithmonë kontestin kufitar në Karaqevë, por kjo nuk ndodhi as pas shumë premtimeve që morëm nga Jakup Krasniqi e zyrtarë tjerë qeveritar, deputet e ministra.

Uji Dea

Lenjani tha se tani po e përgatit një “ofensivë” lobuese tek shtetet e Quintit dhe vet Samuel Zhbogar për t`i ftuar ata që sa nuk është bërë vonë të ndërmarrin hapat e duhur dhe ta zgjidhin problemin e vijës kufitare.”Unë i kam shkruar letër Samuel Zhbogarit dhe shteteve të Quintit dhe kam kërkuar prej tyre që policia e Kosovës të lejohet të patrullojë në dy rrugët kyçe në brendi të Kosovës dhe të mos pengohet nga xhandarmëria serbe”.

Lenjani e ka përkujtuar Zhbogarin se misioni i NATO-së dhe i Bashkimit Evropian nuk ishte që Karaqeva të mbetet e izoluar dhe në pasiguri të plotë. “Ne jetojmë para tytave të xhandarmërisë serbe dhe jetojmë e flemë në pasiguri totale dhe gjithnjë me frikën se do të ndodhë më e keqja” ka shkruar Lenjani në letrën e tij dërguar Zhbogarit.

Lenjani ka kërkuar edhe nga shtetet e Quintit që të kyçen në bisedimet rreth vijës kufitare dhe të bëjnë presion tek Qeveria serbe që mos t`i gllabërojë dhunshëm 11 mijë metra katror territor të Kosovës. “As ju të nderuar ambasador e diplomat ndërkombëtar nuk do të kishit lejuar që shteti i juaj të trazohet e pengohet nga një shtet fqinjë. Keni parasysh se ne kemi fëmijë, gra, pleq e të moshuar që kanë frikë të qëndrojnë në zonat kufitare dhe të jetojnë të lirë e të punojnë tokat e tyre lirshëm” ka përkujtuar Lenjani./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.