Lenjani i lumtur për fitoren

Ermir Lenjani është shprehur i lumtur për fitoren kundër Saint-Etienne.Nantes ka arritur të fitojë në shtëpi kundër St Etienne me rezultat 2-1.
Kjo ishte një ndeshje mjaft e vështirë, pasi mysafirët janë një ndër skuadrat më të papërshtatshme në futbollin francez.
Në këtë ndeshje anësori shqiptar, Ermir Lenjani luajti gjatë gjithë ndeshjes dhe kështu në një postim në Instagram pas takimit ka shkuar, “Fitore e madhe djema, vazhdojmë të punojmë fuqishëm”.
Vlen të theksohet se Lorik Cana ishte në bankën rezervë. /Telegrafi/