Eko Higjiena

Lenjani: Hyrja e xhandarmërisë serbe ishte cenim i rëndë i kufijve të Kosovës

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Selver Lenjani i cili pas luftës është i vetmi që publikisht denoncon patrullimet e xhandarmërisë serbe në brendi të Kosovës, thotë se të mërkurën në Sllubicë xhandarmëria serbe bëri atak dhe ndërhyrje të rëndë ndaj kufijve të Kosovës. Është për gjynah dhe keqardhje reagimi i autoriteteve policore sepse xhandarmëria serbe disa herë në Karaqevë ka hyrë në pikë të ditës dhe ka patrulluar brenda kufijve të Kosovës.

Selver Lenjani ka mbështetur imamin e Sllubicës për deklaratën e tij rreth hyrjes së xhandarmërisë serbe.”Imami ka të drejtë miliona here dhe e mbështes deklaratën e tij sepse nuk është hera e parë që xhandarmëria serbe prek dhe pushton kufijtë e Kosovës. Kjo madje përbënë një sulm të rëndë për sovranitetin e Kosovës dhe duhet të dënohet Serbia nga mekanizmat ndërkombëtar” thotë Lenjani.

Eco Higjiena

Lenjani thotë se reagimet e policisë apo të niveleve tjera institucionale e qendrore se gjoja s`ka pasur patrullime të xhandarmërisë serbe janë qesharake dhe për keqardhje.”Vërtet neveritëse dhe e pakuptimtë është reagimi i policisë. Shteti i Kosovës dhe diplomacia e saj në vend se ta denoncojë Serbinë për cenim të kufijve të saj, ajo e bënë të kundërtën, e minimizon rastin dhe e zbut në skajshmëri këtë krim të xhandarmërisë serbe” sqaron Lenjani.

Lenjani thotë se xhandarmëria serbe i shfrytëzon gjithmonë situatat e ndryshme në Kosovë për të bërë provokime të tilla. “Tani jemi në fushatën zgjedhore dhe ata e din saktë se i tërë koncentrimi i autoriteteve kosovare është orientuar tek siguria në mbarëvajtjen e zgjedhjeve dhe bënë gjeste të tilla. Imamin Jusuf Mustafa e përgëzojë për deklaratën e tij tejet të guximshme” tha Lenjani./rajonipress/