Lenjani ende s`ka marrë përgjigje nga Qeveria Thaçi rreth Rogoqicës

Gjilan – Selver Lenjani i cili së bashku me 8 kryetar të bashkësive lokale në Kamenicë kishin dorëzuar kërkesën në organet qeveritare që Rogaqica të bëhet komunë, siç thotë ai për rajonipress ende s`ka marrë asnjë përgjigje zyrtare nga kabineti i Hashim Thaçit.
Selver Lenjani është i zhgënjyer në organet qeveritare që akoma nuk i kanë kthyer përgjigje me shkrim edhe pse janë të obliguar në bazë të ligjit të bëjnë këtë institucionet qeveritare.
Lenjani tha për rajonipress se Iniciativa e krerëve të tetë (8) bashkësive lokale të rajonit të Kamenicës për ta bërë Rogaqicën komunë , nuk ka gjetur përkrahjen e institucioneve qeveritare.
Lenjani tha se kërkesa është dërguar nga Fshatrat Hodonovc, Muqivërcë, Novosellë, Dajkovc, Poliqkë, Karaqevë e Epërme dhe e Poshtme, Novosellë, Shipashnicë , Rogoqicë, Lajqiqtë cilat janë pajtuar dhe kanë nënshkruar iniciativën e cila edhe i është dorëzuar të gjithë institucioneve vendore dhe ndërkombëtare për tu bërë Rogaqica komunë.
“Unë kam informacione se Qeveria po e favorizon Hogoshtin që të bëhet komunë. Ne nuk jemi kundër kuaj , por Rogoqica e meriton më shumë të përkrahet sepse ajo qysh në vitet e hershme ka qenë komunë në vete” sqaron Lenjani.
Lenjani i cili edhe është njëri nga iniciatorët e iniciativës thotë se Rogoqica i plotëson të gjitha kushtet të jetë komunë e re. “Rogaqica ka biznese, ka numër të madh të banorëve, mbi 15 mijë dhe ka resurse natyrore për zhvillimin e saj”.
Lenjani mendon se Rogaqica mund të zhvillojë ekonominë, bujqësinë, pastaj ka rini të shëndoshë dhe ka kuadro të afta e profesionale.
Sipas Lenjanit themelimi i komunës së re të Rogaqicës mund të ndikojë pozitivisht edhe për brezin kufitarë dhe do të ndihmojë popullatën e kësaj ane që mos të boshatiset. “Komuna e re do të ndihmojë ruajtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të kësaj pjese”mendon ai.
Ndryshe Lenjani thotë se kërkesën për tu bërë Rogaqica komunë e re ia kanë dorëzuar Hashim Thaçit, Atifete Jahjagës, Jakup Krasniqit dhe Sllobodan Petroviqit. /rajonipress/