Fundamenti

Lenjani edhe njëherë reagon për fundvit: Nuk po mundemi me i dal zot tokës autoktone, nuk kemi përkrahje nga institucionet qendrore?

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Kamenicë – Edhe pse Karaçeva i posedon të gjitha dokumentet dhe hartat kadastrale sërish nuk po mundemi ta bindim faktorin ndërkombëtar e besa as Qeverinë e Parlamentin që të kundërshtojnë fuqishëm çfarëdo përpjekje të Serbisë për të gllabëruar tokat shqiptare. Ne jemi autokton në tokat e stërgjyshërve tanë dhe nuk dorëzohemi lehtë, por i takon politikës sa nuk është bërë vonë që ta shfrytëzojë çdo takim të nivelit ndërkombëtar për ta alarmuar rastin e brezit kufitar dhe cenimin në vazhdimësi që bënë Serbia ndaj kufirit të Kosovës shprehet Selver Lenjani.

Selver Lenjani përfaqësues legjitim i fshatit Karaçevë e Poshtme është njeriu i vetëm që vazhdon të luftojë dhe kundërshtojë çfarëdo rreziku që paraqitet nga Serbia në raport me brezin kufitar.

Lenjani edhe për këtë fundvit ka shprehur zhgënjimin e tij ekstrem për heshtjen ose pajtimin e palës kosovare kur është në pyetje vija kufitare mes Kosovës dhe Serbisë.

“Karaçeva vazhdon të mbetet një problem i pazgjidhur me shtetin fqinjë Serbinë dhe pothuajse nga viti 2001 ne jemi duke bërë luftë të pa kompromise që ta mbrojmë çdo cep të territorit të Kosovës. Serbia tërë kohën ka provokuar dhe ka bërë përpjekje që të gllabërojë tokat e stërgjyshërve tanë” shprehet Lenjani për rajonipress.

Lenjani thotë se edhe pse i posedojnë të gjitha dokumentet kadastrale, hartat dhe të gjitha arkivat tjera që flasin në favorin tonë, ne nuk po mundemi ta bindim faktorin ndërkombëtar e besa as Qeverinë e Parlamentin tonë që ta mbrojnë çdo cep të Kosovës dhe të luftojnë pareshtur në të gjitha takimet dhe kontaktet e nivelit ndërkombëtar.

“Fatkeqësisht me të gjitha këto favore, ne nuk po mundemi me i dal zot tokës autoktone shqiptare, tokës Dardane” shton Lenjani.

ARKATANA

Selver Lenjani është këmbëngulës se nuk do i fal asnjë pëllëmbë Serbisë, por nuk kemi as pretendime që të marrim tokat e huaja.

“Ne do të mbrojmë vetëm kufijtë tanë natyral që i kanë prekur e përjetuar edhe baballarët tanë. Të kota do të jenë pretendimet e Aleksandër Vuqiqit i cili me dokumente të falsifikuara po mundohet ta mashtrojë botën, duke ofruar ngastrat kadastrale dhe ato hatrografike të falsifikuar, por kjo punë do të qartësohet kur Kosova të bëhet zë i vetvetes” shprehet Lenjani.

Sipas Lenjanit Serbia me vite po mundohet të shkëpus rrugën e asfaltuar prej kthesës së Novoselës e deri në hyrje të fshatit Karaçevë, ndryshe arteria kryesore e banorëve rezident Karaçeves.

“Por ne banorët rezident do luftojmë deri në fund edhe pse institucionet tona, duke filluar nga presidentja e kryeministri e kryeparlamentari nuk janë marrë me kërkesat e hallet tona. Dihet mirë pse Serbia është ka e donë Karaçeven, sepse është e pasur me miniera, e kemi kaolinin, e kemi në kufi hekurin në Sodllar kemi antimonin e kemi shumë e shumë miniera e minerale”

Lenjani shton se përkundër kësaj pasurie që ka kjo tokëm e Kosovës liderët politikë dalin aty vetëm për të marrë ndonjë votë dhe asnjëherë më nuk ua sheh sytë atyre.

“Nuk kemi përkrahje nga instancat shtetërore të Republikës së Kosovës, por një gjë duhet ta dijm se pa KFOR-in, pa Brukselin zyrtar e pa policin e Kosovës nuk kemi mundësi të jetojmë të qetë, por u jemi falënderues këtyre mekanizmave ndërkombëtar e posaçërisht Amerikës nga e cila kemi shpresë. Amerikë mos na lëshoni se krejt sytë i kemi ka mreti i botës, ju faleminderit Amerikë për gjithë mundin që e keni dhënë për Kosovën e lirë e sovrane. Të ruhet territori i Kosovës në tërësi rreth 11 km katror” përfundoi Lenjani./rajonipress/