Fundamenti

Lenjani e paralajmëroi Panuccin: Ti je vetëm kalimtar

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Christian Panucci i ka dhënë lamtumirën Shqipërisë dhe më së shumti kanë përfituar lojtarët të cilët kanë pasur probleme me italianin, veçuar së fundmi Strakosha me Lenjanin.

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, e ka humbur durimin mbas disfatës së mbrëmshme 0-2 me Turqinë, dhe ka reaguar menjëherë duke e shkarkuar Christian Panuccin, shkruan Gazeta Express.

Christian Panucci u largua nga drejtimi i kombëtares së Shqipërisë pas një sërë rezultatesh negative dhe krijimit të një klime aspak të qetë në grup.

UBT

Ai gjithmonë ka pasur probleme me lojtarët, së fundmi me Strakoshën dhe Lenjanin, madje ky i fundit kishte reaguar ashpër duke thënë se sa të jetë Panucci në stolin e Shqipërisë, ai s’do të kthehet ta veshë fanellën Kuq e Zi.

Por, kjo ishte e shkurtër fatmirësisht për Lenjanin, pasi vetëm pak ditë pasi i irrituar u shfry në rrjetet sociale, Panucci u shkarkua dhe tani i mbetet vetëm që të punojë që në të ardhmen të marrë ftesë nga trajneri i ardhshëm i Shqipërisë, që mesiguri do të mësohet pas këtyre ndeshjeve të para eliminatore për “Euro 2020”.

FSHF ka bërë të ditur se skuadrën, në ndeshjen me Andorrën, do ta drejtojnë “Ervin Bulku dhe Sulejman Mema, si edhe pjesa tjetër e stafit aktual”. /Gazeta Express/