FIDANISHTJA

Lenjani e gjen hartën e vërtetë të kufirit në Karaqevë

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Selver Lenjani assesi nuk heqë dorë nga vija kufitare e Karaqevës, atje ku Serbia në heshtje po gllabëron qindra hektar tokë që ligjërisht ishin të Kosovës. Lenjani së fundit e ka gjetur një hartë origjinale të vitit 1984 ku shihen qartë vijat administrative që ka pasur Karaqeva përgjatë vijës kufitare me Serbinë.

Selver Lenjani pasi ka hasur në një hartë të KFOR-it ku shihen vijat e kuqe kufitare, tash së fundit ai ka gjetur një hartë e vitit 1984 e përpunuar nga Geokart e Beogradit. “Kjo hartë realisht paraqet kufijtë origjinal të Karaqevës. Me këtë hartë pajtohemi edhe ne, edhe Karaqeva edhe shteti i Kosovës, por duhet të pajtohet edhe Bashkësia Ndërkombëtare” tha Lenjani, raporton rajonipress.

Lenjani thotë se kjo hartë është falsifikuar nga ushtria serbe e cila i ka dorëzuar KFOR-it harta kopje dhe të deformuara. “Harta e tanishme që mbanë vitin 1984 duhet të studiohet nga historianët dhe ekspertët tanë sepse aty ndodhet e vërteta” tha Lenjani.

Uji Dea

Ndryshe Lenjani thotë se nuk e ka të qartë pse akoma Qeveria e as Parlamenti nuk e trajtojnë rastin e Karaqevës. “Karaqeva është shtyllë mbrojtëse e Kosovës dhe e shumë fshatrave shqiptare që ndodhen në Malësinë e Bujanocit”.

Lenjani me ironi thotë se shtatë vjet pavarësi dhe 15 vite liri nuk kanë fare kuptim për banorët e Karaqevës. “Këtu ka pasiguri, kemi zbrazje të popullatës dhe njëkohësisht kemi injorim total dhe mos investim nga ana e institucioneve qendrore e lokale” /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.