Lenjani: Duam pagë dhe kushte për punë

Gjilan- Selver Lenjani kryetar i Bashkësisë Lokale në Karaqevë të Poshtme tha për rajonipress se tash e 12 vite ka punuar pa pagë, dhe pa asnjë benificion nga pushteti. Është koha e fundit që komuna të paguaj kryetarët e bashkësive lokale dhe tu ofrojë kushte për punë.
Komuna e Kamenicës ka mbi 27 Bashkësi Lokale në tërë territorin e saj. Megjithatë janë disa bashkësia lokale që kanë disa specifika më të veçuara siç është rasti i Karaqevës së Poshtme ose ajo e Hogoshtit.
Diskutimi për rregulloren për Bashkësive Lokale që është debatuar të hënën ka nxitur debate e mospajtime. Selver Lenjani kryetar i Bashkësisë Lokale në Karaqevë të Poshtme tha për rajonipress se tash e 12 vite ka punuar pa pagë, dhe pa asnjë benificion nga pushteti. “Është koha e fundit që komuna të paguaj kryetarët e bashkësive lokale dhe tu ofrojë kushte për punë. Nuk është turp që tani të kërkojmë pagë mujore ashtu siç e kanë edhe kryetarët e Bashkësive Lokale në tërë Kosovën. Pushteti komunal asnjëherë nuk na ka vizituar e as pyetur për hallet tona” tha Lenjani.
Madje Lenjani tha se është i zhgënjyer me tretmanin që u bëhet kërkesave të fshatrave të mëdha. “Pushtetarët dalin në këto fshatra vetëm kur bëhen përurimet e rrugëve dhe kur kërkohen votat. Banorët kanë nevojë edhe për një koordinim dhe bashkëpunim më të mirë institucional” tha Lenjani.
Ankesat e Lenjanit kanë marrë edhe një përgjigje nga ana e zyrtarit Ligjor të Komunës, Avni Hoda. Hoda në emër të komisionit, tha se këto vërejtje duhet t’i adresohen kryetarit dhe Kuvendit të Komunës, ndërsa, kërkesat për kompensim dhe disa ndryshime në nenet e rregullores, tha se do t’i paraqes në mbledhjen e ardhshme të Kuvendit./rajonipress/