Lenjani: Do ta mbrojmë pragun e shtëpisë, të mërkurën protestohet në Karaçevë

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Selver Lenjani kryetar i Bashkësisë Lokale thotë për rajonipress se ka mbi 20 vite që ai vazhdimisht ankohet, u shkruan institucioneve qendrore, ambasadave të huaja rreth kontestit kufitar në Karaçevë. Të gjithë kanë heshtur dhe na kanë sjellur në këtë situatë të rëndë e të papërballueshme shprehet Lenjani. Banorët do ta mbrojnë vetë pragun e shtëpisë sepse nuk kemi ku shkojmë tutje shprehet ai.

Selver Lenjani është personi i vetëm që me vite të tëra është ankuar dhe ka lobuar për ta sensibilizuar problemin dhe kontestin kufitar në Karaqevë.

Lenjani pothuajse nuk ka institucion vendor e ndërkombëtar që nuk e ka vizituar për tua sqaruar saktë problemin e kufirit me Serbinë. “Kam ecur, vrapuar, takuar e shkruar me qindra letra vetëm që mos të arrihet deri tek kjo pikë. Situata tani është e rëndë dhe mund të eskalojë nga çasti në çast” shprehet Lenjani.

Mobi Casa

Lenjani tha se të mërkurën në Karaqevë protestohet në mbrojtje të pragut të shtëpisë.”Ne nuk kemi ku shkojmë tutje sepse jemi në shtëpitë tona. Jemi provokuar tash e 20 vite, por ky ishte kulmi. Serbia duhet ta marrë një përgjigje të merituar e Kosova duhet të tregohet e aftë në këtë aspekt” shprehet Lenjani.

Lenjani mendon se vetëm trysnia e KFOR-it dhe NATO-së mund ta largojnë xhandarmërinë serbe nga zonat shqiptare./rajonipress/