GRANDEMALL

Lenjani: Dikush e stopoj policinë kufitare të vëzhgojë zonën kufitare

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Selver Lenjani përfaqësues i fshatit Karaqevë tha për rajonipress se ditëve të fundit është stopuar lëvizja e policisë kufitare në rrugën e asfaltuar. Dikush nga Qeveria e Kosovës e ka ndaluar patrullimin, por për ne paraqet një shqetësim sepse tani xhandarmëria serbe janë të lirë të veprojnë çfarë të donë.

Policia kufitare më herët në bashkëpunim edhe me KFOR-in ka qarkulluar përgjatë rrugës së asfaltuar që ndodhet afër punktit serb në Karaqevë, por ditëve të fundit ata janë ndaluar për të mos provokuar situatën, raporton rajonipress.

FITORJA

Selver Lenjani kryetar i fshatit Karaqevë tha për rajonipress se ky veprim dhe gjesti jo i mirë i dikujt në Qeveri që ka urdhëruar të ndalojë policët kufitarë që të mos patrullojnë ka shqetësuar banorët e brezit kufitarë. “Patrullimi i policëve kufitar ishte me marrëveshje edhe me KFOR-in dhe ne nuk shohim kurrfarë rreziku, përkundrazi tani pas largimit nga patrullimi shohim rrezik nga xhandarmëria serbe e cila mund të veprojë lirshëm dhe të futet brenda në Kosovë sa herë të dojë” shprehet i shqetësuar Lenjani.

Lenjani thotë se Bajram Rexhepi duhet urgjentisht ta pezullojë vendimin dhe të kthej në normalitet policët kufitar të cilët ndonëse me lëvizje të kufizuara megjithatë paraqesin një garanci për banorët e brezit kufitarë./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.