RCCOLA

Lenjani: Civil serb po futën në Karaqevë, po fotografojnë, e incizojnë të papenguar

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Selver Lenjani përfaqësues i fshatit Karaqevë ka nisur të brengoset pasiqë sipas tij banorët po vërejnë çdo ditë civil serb që i takojnë grupeve ushtarake e policore të cilat të papenguar po hynë në Kosovë dhe po fotografojnë, incizojnë, marrin të dhëna dhe po vëzhgojnë pa u penguar nga askush.

Xhandarmëria serbe nuk ka qenë vështirë të identifikohet kur ka hy në territor të Kosovës, por fenomeni i fundit që kanë parë banorët në brezin kufitar ka nisur të shqetësojë ata dhe Selver Lenjanin, raporton rajonipress.

“Isha në takim me komandantin e policisë Nazif Hajrizin ku në prezencën time banorët i thanë se kanë vërejtur civil serb që i përkasin ushtrisë dhe grupeve paramilitare. Banorët madje ofruan edhe dëshmi, por komandanti tha se për herë të parë po e dëgjon këtë detaj” shprehet Lenjani për rajonipress.

Mobi Casa

Lenjani thotë se sipas banorëve që ndodhen shumë afër vijës kufitare këta civil serb po hynë në brendi të Kosovës dhe të papenguar nga askush po fotografojnë, po incizojnë, po marrin të dhëna dhe po vëzhgojnë sikur të ishin në territorin e tyre.

Lenjani shprehet i habitur nga mos reagimi i policisë së Kosovës. “Po të ishte policia kufitare e pranishme në këtë pjesë sigurisht që këto provokime nuk do të ndodhnin. Vetë fakti që u shënua me të kuqe vija kufitare nga ana e KFOR-it tregon qartë se ajo pjesë ende po vazhdon të mbetet si territor neutral. Ne jemi të vendosur që ta mbrojmë me të gjitha mjetet tona kufirin tonë që me shekuj e kemi trashëguar. U kam thënë edhe KFOR-it edhe policisë se hartat e falsifikuara nuk bëjnë punë. Merruni me kontestin e drejtë historik i cili Kosovën për shumë vite e ka njohur me kufijtë e mëparshëm ekzistues, e jo me këta kufij që u përcaktuan me Marrëveshjen e Kumanovës” shprehet Lenjani./rajonipress/