GRANDEMALL

Lenjani: Brezi kufitar u anashkalua në fushatën zgjedhore

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Gjilan – Selver Lenjani përfaqësues i Bashkësisë Lokale në Karaqevë thotë për rajonipress se nuk është i kënaqur me tretmanin që kandidatët për kryetar të Kamenicës i kanë kushtuar brezit kufitar. Brezi kufitar dhe provokimet e xhandarmërisë kërkojnë guxim, vullnet dhe angazhim institucional e qytetar thotë ai.

Fushata zgjedhore sikur e ka lënë anash problemin e vijës kufitare në Karaqevë, pikë kjo ku shpeshherë ndodhin provokime nga ana e xhandarmërisë serbe.

Hidromorava

Selver Lenjani banor i atjeshëm dhe përfaqësues i Bashkësisë Lokale në Karaqevë thotë për rajonipress se ka përcjellur me kujdes të gjitha programet e partive politike, por edhe fushatën e tyre, megjithatë pak prej tyre janë marrë me brezin kufitarë.”Unë i përgëzoj të gjithë kandidatët e Kamenicës, por ata duhet të kuptojnë se problemet e brezit kufitar dhe provokimet e përditshme të xhandarmërisë serbe kërkojnë guxim, vullnet dhe angazhim institucional e qytetarë”.

Lenjani tha se vetëm Ahmet Isufi e ka vizituar Karaqevën dhe është treguar korrekt sepse nuk ka lejuar që të bëhet publike vizita e tij në kohë fushate.”Isufi na ka premtuar se në Parlament do ta sensibilizojë problemin e Karaqevës dhe jemi të sigurt se edhe Komuna e Kamenicës do të loboj që Parlamenti ta thotë fjalën e vet” shprehet Lenjani./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.