Eko Higjiena

Lenjani: Brezi kufitar meriton tretman më ndryshe

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Gjilan – Edhe pse kishin organizuar një protestë kundër mbylljes së shkollës në Karaçevë, policia kishte penguar këtë organizim duke mos lejuar të mbahej, Selver Lenjani thotë se brezi kufitar e në veçanti Karaçevë meriton një tretman krejt ndryshe nga ajo që është parë e treguar deri më tani.

Jo vetëm mbyllja e shkollës, por edhe shumë premtime tjera që janë folur për Karaçevën nuk janë realizuar.

Uji Dea

Selver Lenjani përfaqësues i fshatit thotë se është e pandershme që Karaçeva të injorohet e të lihet anash. “Karaçeva meriton respekt dhe tretman krejt ndryshe nga ajo që është pare e treguar deri më tani. Ky brez kufitar nuk do të rehatohet derisa të plotësohen kërkesat e saja legjitime” shprehet Lenjani për rajonipress.

Lenjani mendon se mbyllja e shkollës është godita e dytë më e madhja pas luftës. “Ne boll kishim telashe me xhandarmërinë serbe e cila po na provokon çdo ditë, por se do të kemi telashe me pushtetin tonë, këtë as në ëndërr se kisha menduar” u shpreh Lenjani./rajonipress/