Uji Dea

Lenjani: Brezi kufitar i është mirënjohës KFOR-it amerikan dhe të gjithë atyre që punojnë për siguri e jetesë normale në këtë vend

/ 2 minuta lexim
KV

Kamenicë – Bashkësia Lokale në Karaçevë të Poshtme me rastin e 28 nëntorit shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë u ka ndarë mirënjohje përfaqësuesve të KFOR-it amerikan dhe figurave e personaliteteve tjera që merren dhe kujdesen, që brezi kufitar të ndihet i sigurt. Selver Lenjani ka thënë se këta njerëz janë garancë që ne të qëndrojmë edhe më tutje në trojet tona.

Në këtë ngjarjes të shënuar nga ana e brezit kufitar dhe me organizimin e Selver Lenjanit Bashkësia Lokale e Karaçevës së Poshtme, me rastin e 28 Nëntorit, mirënjohje u ka ndarë KFOR-it amerikan, ndërsa në këtë ceremoni rasti kanë marrë pjesë edhe Mazllun Baraliu, Sadri Rexhepi ushtarak i lartë, Shukri Aliu, Xhevat Sadiku, Skender Haliti, Verona Sadiku Haliti, Selver Keka dhe veprimtar të çështjes kombëtare nga komuna e Prishtinës, Vitisë etj.

Uji Dea

Selver Lenjani ka thënë me këtë rast se të gjithë këta njerëz dhe i tërë ky angazhim i faktorëve të shumtë na bëjnë krenar dhe motivues që të qëndrojmë stoikisht në vatrat tona.

“KFOR e NATO për ne janë siguria dhe ekzistenca kombëtare dhe mënyra më e mirë për të nderuar këta faktor është respekti dhe nderi që ne mund t`i bëjmë duke e kuptuar rolin dhe rëndësinë që ata kanë në teren. Unë ende kam shpresa se kjo pjesë e Karaçeves do të jetë e lirë me ndihmën e faktorit ndërkombëtar e miqve amerikan së bashku me NATO-n dhe Bashkimin Evropian” ka thënë Lenjani./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.