Uji Dea

Lëngu që pastron mushkëritë

/ 2 minuta lexim

Nëse jeni duhanxhinj, me siguri se mushkëritë tuaja janë përplot me nikotinë nga cigaret e thithura. Për t’i pastruar ato, përdoreni këtë ilaç me tre përbërës. Xhenxhefili: kjo erëz antike mes tjerash ndihmon edhe në eliminimin mukozës shtesë të grumbulluar në mushkëri.

Qepa: është e pasur me veti kundër kancerit, lufton gjendjet malinje. Sidomos ndikon te sëmundjet e sistemit të frymë- marrjes. Kurkuma: është e pasur me vitamina dhe minerale, përmban edhe aminoacidet omega 3. Ka efekt kundër viruseve, baktereve dhe kërpudhave, trasmeton gazeta Kosova Sot

Uji Dea

Përbërësit: 400 gramë qepë; 1 litër ujë; 400 gramë sheqer (për version më të shëndetshëm përdorni mjaltë ose shurup të dafinës); 2 lugë kurkumë; Rrënjë xhenxhefili. Përgatitja: 1. Ujit ia shtoni sheqerin, e vendosni në zjarr dhe e lini të vlojë. 2. Qepët i ndani në katër vende, copëtoni rrënjën e xhenxhefilit dhe i shtoni në ujin me sheqer. Kur përzierja përsëri të vlojë shtoni kurkumën dhe ulni temperaturën. 3. -Lini të zihen derisa sasia e ujit të avullohet përgjysmë. Më pas e derdhni në kavanoz, e vendosni në frigorifer dhe e mbani për pa kohë. 4. Merrni dy lugë në mëngjes, në lukth të thatë dhe dy në mbrëmje dy orë pas shujtës.

(Kosova Sot)