Lëngu natyral që shëron alergjitë pranverore

Alergjitë pranverore janë një problem aspak i këndshëm.
Megjithëse, janë provuar shumë ilaçe tradicionale suksesi ka munguar, por ky lëng ju ndihmon të gjithëve me imunitet të dobësuar dhe mukozë të dëmtuar.
PËRBËRËSIT
Një karotë të madhësisë së mesme
– dy portokaj të mëdhenj
– gjysmë trangulli
– 10 gjethe nenexhiku
– 20 gramë xhenxhefil të freskët.
PËRGATITJA
Copëtoni të gjithë përbërësit e përmendur më lartë dhe i hidhni në blender. Krejt në fund shtoni edhe gjethet e nenexhikut.
Lëngun mbani në frigorifer dhe e konsumoni çdo ditë në lukth të zbrazët.
Një gotë në ditë është sasia e ilaçit të cilin duhet ta përdorni. Pas disa ditëve të konsumimit të tij, do ta vëreni efektin e tij pozitiv.
(Kosova Sot Online)