Lëngu natyral, një nga pijet më popullore në botë

Lëngu nga portokajtë është një nga pijet më popullore në mbarë botën. Por, lëngun e shijshëm nuk është e thënë ta blini përgjithmonë, pasi që mund ta përgatisni edhe vetë. Ky lëng është ideal edhe për fëmijët, përbëhet nga tre përbërës,e nga një kilogram portokaj do të fitoni rreth 10 litra lëng.

PËRBËRËSIT:

– 1 kilogram portokaj; – 1 kilogram sheqer; – 6 gramë acid limoni; – 9 litra ujë.

PËRGATITJA:

1. Portokajtë i pastroni mirë dhe i vendosni në enë, mbusheni enën me ujë aq sa i mbuloni portokajtë dhe lini të qëndrojnë gjatë natës.
2. Ditën tjetër ujin e hidhni, e portokajtë së bashku me lëvore i prini në copëza.
3. Vloni 1 litër ujë dhe aty hidhni acidin e limonit dhe pjesët e portokajve dhe gjithçka së bashku zieni për 20 deri 30 minuta.
4. Hiqni enën nga zjarri dhe me shkop blenderi i përzieni përbërësit në enë.
5. Lejoni që lëngu të ftohet pak dhe shtoni 8 litra ujë.
6. Lëngun e fituar e derdhni në shishe të pastra prej qelqit dhe kënaquni me lëngun.

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS