UBT

Lëngu më natyral, që e forcon sistemin imun

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Nëse ndieni se sistemi imun ju është dobësuar, provojeni atëherë pra lëngun për forcimin e tij. Ky lëng përgatitet thjesht, derisa jep rezultate efikase. Merrni katër limonë, i shpëlani bashkë me lëvore, e më pas i copëtoni në pjesë.

Më pas shtoni edhe katër thelpinj të hudhrës të copëtuar imët dhe një rrënjë xhenxhefili të freskët e të copëtuar, dhe gjithçka i përzieni së bashku në blender, trasmeton gazeta Kosova Sot

Masën e fituar nga kjo përzierje e ngrohni në tigan dhe i shtoni një sasi të konsiderueshme të ujit, rreth dy deri tri litra ujë. Kur të ketë vluar, e lini të ftohet në temperaturë të dhomës, e më pas e procedoni dhe e futni në frigorifer.

Uji Dea

Më pas, çdo mëngjes e konsumoni në stomak të zbrazët dhe para gjumit. Merrni rreth dy decilitra lëng. Para se ta konsumoni lëngun, përkujdesuni që gjithmonë ta përzieni.

(Kosova Sot)