ARKATANA

Lëngu më i mirë për imunitet, lëkurë dhe detoksim të organizmit

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Lëngu nga aloe vera ka efekt të mirë në shëndetin e njeriut. Pos se i ndihmon lëkurës, forcon sistemin imun dhe pastron organizmin.

E pasur me minerale, lëngu nga aloe vera në mënyrë të suksesshme ul nivelin e kolesterolit të keq në gjak, ndihmon në humbjen në peshë si dhe përmirëson tretjen. Në fakt, bima aloe vera përmban enzima që janë të mira për tretje dhe largojnë helmet nga organizmi.

Aloe vera përmban vitamina të shumta, përfshitë A, C, E, acid folik, B1, B2, B3, B6, dhe është njëra nga bimët e rralla që përmban vitamina B12, që ndihmon në punën e trurit dhe sistemit nervor.

Fundamenti

Nga mineralet përmban kalcium, magnez, zink, krom, selen, natrium, hekur dhe kalim. Nutricistja britanike, Madeleine Shaw, thotë: ‘Aloe vera është e shkëlqyeshme edhe nëse ndjeni ndonjë problem subjektiv. Qetëson organet e brendshme dhe ndalon fryrjet’.

Lëngu nga kjo bimë në mënyrë tradicionale përdoret kundër psoriazës dhe ënjtjeve. Nëse e pini lëngu nga aloe vera do të merrni rreth 200 përbërës aktiv, përfshirë vitamina A, B1, B2, B3, B6, B12, C, E dhe acid folik. Sindroma e zorrëve të irrituara dhe acidi në lukth janë disa prej problemeve që i shëron po ashtu ky lëng.

(Kosova Sot Online)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.