Fundamenti

Lëngu më i mirë dimëror për detoksim

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ushqimi jo i mirë, sidomos nëse është i bazuar në pak ushqim të zier, di të krijojë thartirë dhe t’ju bëjë të ndiheni më të “rëndë”. Pasojë është ‘guri’ i njohur në lukth, plogështia dhe mungesa e energjisë, e të gjitha këto i rregullon një përzierje e pemëve dhe perimeve, që pastron organizmin dhe rregullon tretjen.

Karota – është përplot me fibra ushqyese dhe antioksidues që në trup shndërrohen në vitamina A. Kjo ndikon në përshpejtimin e sistemit të tretjes, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Grejpfruti – është pema më e njohur, që merr pjesë në secilën përzierje, që e pastron organizmin, është e pasur me vitaminë C, shkrin yndyrat dhe i shndërron në energji.

Trangujt – falë fibrave që posedon, shton ndjenjën e ngopjes, është diuretik natyral, qetëson fryrjet në stomak dhe pastron trupin prej helmeve.

Menta – përshpejton dhe kontrollon sistemin për tretje dhe qetëson lukthin.

Përbërësit:

– gjysmë litër ujë

– 1 grejpfrut

Uji Dea

– 2 karota

– 1 trangull

– Dy rriska xhenxhefil të bluar

– 5 gjethe mentë.

Përgatitja:

Qërojeni grejpfrutin, karotat dhe trangullin dhe i preni në rrathë, i futni në blender dhe i përzieni imët. Shtojeni ujin dhe përzieni, bluani gjithçka. Pijen ta konsumoni dy herë në ditë, në mëngjes dhe në drekë.

(Kosova Sot)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.