KKVITI

Lëngu magjik nga boronicat e kuqe që pastron organizmin

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Pas më shumë se dy dekada punë për përsosmërinë e dietave dhe mënyrën e pastrimit të organizmit prej helmeve, nutricistja Ann Louise Gittleman përsëri ka gëzuar të gjithë ata që dëshirojnë jetë të shëndetshme. Ann, 64 vjeçe dhe autore e 30 librave, kësaj radhe e ka menduar planin e pastrimit të organizmit prej helmeve që përfshin të ashtuquajturin lëng çudibërës.

Lëngu me ngjyrë të kuqe, që përbërës kryesor ka lëngun nga boronicat e kuqe, xhenxhefilin dhe limonin, mëlçisë suaj i dhuroi jetë të re, do ta pastrojë nga helmet e me vetë këtë do ta përmirësojë punën e organizmit në përgjithësi.

Në fakt, mëlçia është organi më i madh në brendi që e pastron gjakun, rregullon sistemin e tretjes, rregullon sheqerin në gjak dhe në fund ndihmon në përpunimin e yndyrës dhe në prodhimin e proteinave.

Secila gotë me verë, kafe apo ushqim industrial, këtij organi i jep një shuplakë të rëndë, megjithëse të gjithë e njohim aftësinë e saj për rigjallërim.

Prandaj, mos lejoni ngarkimin e tepërt të mëlçisë, por përcaktohuni për lëngun magjik dhe i ndihmoni mëlçisë t’i spastrojë helmet. Para pastrimit të organizmit tuaj, nevojitet që t’i qaseni një regjimi të butë të ushqimit, ku përfshihet konsumimi i pemëve dhe perimeve, të cilat e pastrojnë zorrën e trashë dhe e përgatisin mëlçinë. Dita e tetë është e rezervuar për agjërim që përfshin konsumimin e ujit dhe lëngun magjik.

Pas shpëlarjes së helmeve pason kthimi në “normale”, ku ju ndihmojnë probiotikët, ushqimet e fermentuara, në mënyrë që me sukses të ndihmojnë në sintezë dhe ta forcojnë sistemin imun, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Përbërësit për lëngun magjik:

2 litra lëng nga boronicat e kuqe

½ e lugës kanellë të bluar

Mobi Casa

¼ e lugës xhenxhefil të imtësuar

¼ e lugës arrëmyshku

¾ e lugës lëng të freskët të shtrydhur nga portokalli

¼ e lugës lëng të freskët të shtrydhur nga limoni

Stevia (1-3 paketime)

Përgatitja:

Zieni ujin apo lëngun nga boronicat e kuqe dhe ulni pak temperaturën në mënyrë që t’i shtoni erëzat. Krejt së bashku i zieni edhe për pesëmbëdhjetë minuta dhe më pas i lini të ftohen në temperaturë të dhomës. Përzieni lëngun e portokallit dhe limonin dhe shtoni bimën e quajtur stevia. I vendosni në frigorifer. Fshehtësia e këtij lëngu magjik është në lëngun nga boronicat e kuqe, antioksidues i fortë, erëzat që pakësojnë urinë dhe lëngun nga limoni dhe portokalli, që paraqesin bombë të vërtetë prej vitaminave në luftën kundër yndyrave.

(Kosova Sot)