Uji Dea

Lëngu magjik dimëror, që shkrin kilogramët

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

A ekziston një lëng që shkrin me qindra kalori derisa ju qëndroni ulur, shikoni një film apo lexoni libër? Po, ekziston dhe janë miliona njerëz që bëjnë be në të. Kjo është krejt e mundur nëse përdorni vetitë shëruese të mjaltit dhe ato të kanellës.

Edhe pse me vetitë shëruese të këtyre dy artikujve tashmë jeni njohur, të paktë janë ata që e dinë se ky kombinim përshpejton metabolizmin dhe ndihmon në heqjen e disa kilogramëve shtesë nga trupi juaj.

Për përgatitjen e këtij lëngut të mahnitshëm, ju nevojiten dy lugë të mëdha mjaltë dhe një kanellë, si dhe 250 ml ujë. Sasitë e sugjeruara mund edhe të ndryshojnë, por me rëndësi është të përdorni dy sasi mjaltë një kanellë. Përgatitni aq sasi të mjaftueshme sa mendoni se është e nevojshme.

Mobi Casa

Për fillim vloni ujin, që e vendosni sipër kanellës, e mbuloni dhe më pas e lini të ftohet. Mjaltin e shtoni vetëm atëherë kur lëngu të jetë ftohur dhe mbani mend që mjaltin kurrë të mos e vendosni sipër ujit të vluar.

Gjysmën e lëngut ta konsumoni para se të shkoni në gjumë, e pjesën tjetër ta konsumoni në mëngjes, në lukth të zbrazët, para kafjallit. Dhe kjo është e tëra. Lëngu ndikon vetëm në lukth të zbrazët.

(Kosova Sot)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.