Mobi Casa

Lëngu ideal që mund të pini në mëngjes

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Uji i vakët i përzier me lëng të freskët limoni është ilaçi i duhur që ju duhet të konsumoni në mëngjes. Limoni është një agrum i fuqishëm dhe ka një numër përfitimesh për trupin e njeriut. Përveç kësaj është i pasur me magnez, kalcium, hekur, vitamina C dhe B, si dhe përmban antioksidantë, fibra dhe enzime.

Disa nga efekete e shëndetshme të tij janë;
Pastron mëlçinë

Kjo pije e thjeshtë e pastron një nga organet më të rëndësishme të njeriut, stimulon traktin digjestiv dhe përmirëson florën e zorrëve.

Pastron lëkurën

Uji Dea

Në qoftë se dëshironi që të keni lëkurë të pastër, të butë dhe të bukur, mos heqni dorë nga kjo recetë. Antioksidantët e gjetur në limon ndihmojnë në rigjenerimin e qelizave, si dhe në luftën kundër radikaleve të lira, veçanërisht në periudhën e verës.

Metabolizmi

Është e njohur se limoni është diuretik natyral dhe bën largimin e lëngjeve të tepërta nga trupi. Dihet tashmë se stimulon punën e zorrëve dhe për këtë shkak është i përsosur për të filluar ditën me të.
Energjia
Besoni apo jo, një gotë ujë të ngrohtë me limon ju kthjellë më shpejt se kafeja, si dhe është padyshim një alternativë më e shëndetshme. Nëse nuk doni të hiqni dorë nga kafeja, pini atë një orë më pas.
Efekti antikancer
Pikërisht për shkak se është i pasur me antioksidantë, kjo superfrutë zvogëlon rrezikun e kancerit. Interesante, edhe pse i thartë, limoni në trup krijon kushtet bazë që janë shumë të rëndësishme për një trup të shëndetshëm. /albeu.com/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.