Lëngu i shijshëm që parandalon alergjitë pranverore

PËR PËRGATITJEN E LËNGUT JU NEVOJITEN: – 1 karotë e mesme; – 2 portokaj të mëdhenj; – 1/2 e trangullit; – 5-10 gjethe të mentës; – 20 gr rrënjë të freskët xhenxhefili.
PËRGATITJA: – Pastrojini dhe qërojini pemët. – I preni dhe i vendosni në blender. – Gjethet e mentës i futni në fund. – Përzieni përbërësit.
Portokajtë e mbrojnë sistemin tuaj imun. Menta ndikon mirë në sistemin respirator, i cili vuan kur vjen pranvera. Xhenxhefili pakëson dhimbjet e kokës që vijnë si pasojë e teshtitjes së shpeshtë. Sasia e mjaftueshme është një gotë në ditë, para kafjallit.
(Kosova Sot)