UBT

Lëngu i shegës dhe hurma përmirësojnë shëndetin e zemrës

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Kombinimi i lëngjeve dhe frutave mund të na mbrojë kundër sulmeve në zemër dhe atyre në tru, pohojnë shkencëtarët në bazë të studimit të tyre të fundit.

Sipas tyre, kombinimi është më i mirë se konsumimi i secilit fryt i vetëm. Shega është e pasur me antioksidues, që redukton procesin e quajtur arteroskleroza, ku arteriet tkurren si pasojë e depozitave të yndyrës, të njohura ndryshe edhe si pllakat.

Këto pllaka mund të shkaktojnë apo formojnë droçka që mund të bllokojnë furnizimin me gjak në zemër, duke e nxitur një sulm në zemër, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Fundamenti

Mund të bllokojnë edhe furnizimin e trurit me gjak, duke nxitur kështu sulmin në tru. Shkencëtarët kanë ardhur në përfundim se ata që janë në rrezik nga sëmundjet e zemrës, e po ashtu edhe njerëzit e shëndetshëm do të mund të përfitojnë nga konsumimi i vetëm gjysmë gote me lëng të shegës në kombinim me tri hurma për një mbrojtje.

Ata po ashtu kishin studiuar edhe minjtë dhe niveli i kolesterolit ishte i lartë te ta. Ata kishin konstatuar se kombinimi i trefishtë i lëngut të shegës, frutat e hurmës dhe bërthama e hurmës, kishin ofruar mbrojtje maksimale kundër zhvillimit të arterosklerozës.

(Kosova Sot)