Hidromorava

Lëngu i qepës, kundër rënies së flokut

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Rënia e flokëve është një prej problemeve estetike që prek në masë meshkujt dhe femrat. Nëse fillimisht neglizhohet me kalimin e kohës kthehet në një problem serioz.

Një nga mënyrat natyrale për të limituar rënien e flokëve është lëngu i qepës, i cili zhduk edhe zbokthin, infeksionet mykotike dhe thatësinë e tyre, transmeton lajmi.net.

Lëngu i qepës ka veti antibakteriale, ndihmon për pastrimin në thellësi dhe parandalon shfaqjen e baktereve dhe kërpudhave, të cilat dobësojnë flokët, si dhe ndihmojnë në rritjen e tyre pa problem.

Lëngu i qepës, mund të përgatitet lehtësisht në shtëpi dhe është i gjithi natyral.

HW

Mjafton të qëroni dy qepë dhe t’i vendosni në frulator duke i përzier deri sa të krijohet një trajtë lëngu. Idealja do ishte që ta përzieni me 50 gramë mjaltë, për të reduktuar aromën.

Këshillohet që këtë masë ta aplikoni në flokë dy herë në javë dhe ta lini të veprojë për 15 minuta dhe nëse mundeni edhe një natë të tërë.

Në këtë mënyrë flokët do të bëhen më të fortë, më me shkëlqim dhe më të plotë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.