Hidromorava

Lëngu i panxharit ka një efekt të dobishëm te pacientët me sëmundje pulmonare

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Lëngu i panxharit ka një efekt të dobishëm te pacientët me sëmundje pulmonare obstruktive kronike, pasi duket se ul presionin e gjakut.

Sipas rezultateve të hulumtimit të publikuara në Gazetën Evropiane të frymëmarrjes, një suplement dietik i përditshëm i bërë nga lëngu i panxharit, të cilin e kanë konsumuar për 12 javë njerëzit me sëmundje pulmonare obstruktive kronike, ka ndikuar pozitivisht tek ta duke ulur presionin e gjakut.

Po ashtu ka përmirësuar distancën që pacientët mund të përshkojnë, duke ecur gjashtë minuta më tepër. Sëmundja kronike obstruktive pulmonare (COPD) është një gjendje serioze e mushkërive që prek rreth 400 milionë njerëz në mbarë botën. Ajo shkakton vështirësi në frymëmarrje dhe kufizon rëndë aftësinë e njerëzve për të qenë fizikisht aktivë. Gjithashtu rrit rrezikun e sulmeve në zemër dhe goditjeve në tru.

Mobi Casa

Hulumtimi, i kryer nga studiues në Imperial College London, shqyrtoi përfitimet e marrjes së një suplementi të koncentratit të lëngut të panxharit me nitrat të lartë (70 ml koncentrat lëngu me 400 mg nitrate). Deri më sot ka disa prova se lëngu i panxharit mund të përdoret nga atletët për të përmirësuar performancën e tyre, ndërsa disa studime afatshkurtra kanë zbuluar se nivelet më të larta të nitrateve në gjak mund të rrisin disponueshmërinë e oksidit nitrik, i cili ndihmon enët e gjakut të relaksohen.

Studimi i ri përfshiu 81 persona me sëmundje pulmonare obstruktive kronike, presioni i gjakut sistolik i të cilëve ishte më i madh se 130 mmHg. Prej tij u zbulua se ata që morën suplementin e pasur me nitrat përjetuan një ulje mesatare të presionit të gjakut sistolik prej 4.5 mmHg krahasuar me ata që morën placebo. Udhëheqësi i studimit, profesor Nicholas Hopkinson i konsideroi rezultatet “shumë premtuese, por do të duhet të konfirmohen në studime më të mëdha dhe afatgjata”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.