Lëngu i mollës, karrotës dhe panxharit, pije e mrekullueshme

Mollë, karotë dhe panxhar janë përbërësit e pijes së mrekullisë, e cila ka fituar famë për shkak të ndikimit pozitiv në shëndetin e njeriut.
Përgatitja e kësaj pije është shumë e lehtë. Gjithçka nevojitet është një shtrydhëse frutash, mollë, karrota dhe panxhar. Ato lahen me kujdes dhe hidhen në shtrydhëse pa u qëruar, ndërsa lëngu i përftuar duhet konsumuar menjëherë, pasi nëse ruhet në frigorifer, humbet vlerat.
Pija e përbërë nga dy perime dhe një frut është e pasur me shumë antioksidantë. Mollët përmbajnë vitaminat A, B1, B2, B6, C, E dhe K, si dhe elementë si zink, bakër, magnez, potasium, fosfor, hekur, kalcium dhe mangan. Molla është gjithashtu e pasur edhe me fibra.
Karrota përmban vitaminat A, B1, B2, B3, B6, C, E dhe K. Gjithashtu, në përbërje të saj gjenden edhe potazium, kalcium, fosfor, magnez dhe selen. Një nga përbërësit më të rëndësishëm është betakaroteni.
Panxhari është i pasur me vitaminat A, C, B-kompleks, dhe elementë si potaziumi, hekuri dhe magnezi.
Kombinimi i të tre përbërësve të pijes-mrekulli jep vlerat ushqyese që i nevojiten një personi gjatë ditës, duke pasur gjithashtu edhe ndikim pozitiv në shëndet në terma afatgjatë. /FermaIme/