RCCOLA

Lëngu i limonit për shtypje normale të gjakut

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Sipas sistemit kimik, lëngu i limonit është i pasur me kalium, i cili është i domosdoshëm për funksionim normal të sistemit kardiovaskular dhe veshkave. Lëngu i limonit u dhuron forcë dhe elasticitet enëve të gjakut.

Po ashtu, lëngu i limonit është pasur me vitamina A, B, B15, B2 dhe P, pektinë, kripë, hekur, fosfor, kalium, kalcium, magnez. Lëngu nga limoni e mban normal shtypjen e gjakut, prandaj edhe ndikon si preventivë ndaj sulmit në zemër dhe sëmundjeve të tjera. Ky lëng mund të vrasë dhjetëra viruse, e në kombinim me lëngun e hudhrës është përdorur edhe në shërimin e AIDS-it. Një gotë ujë me disa pika lëng limoni mjafton që të mbrohemi nga kolera dhe tifoja, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Eco Higjiena

Po ashtu, gjatë epidemisë së gripit sugjerohet lëngu i limonit duke e shtuar në çaj, apo në ujë. Lëngu i limonit e mbron trupin gjatë ekspozimit ndaj rrezeve radioaktive. Po ashtu forcon smaltin e dhëmbëve, i zbardh dhëmbët dhe mbron nga kariesi. Duhet pasur kujdes të mos e teproni për të shmangur reaksionet alergjike. Pasojat e padëshiruara mund të jenë acide në lukth dhe telashe me zorrën e hollë.

(Kosova Sot)