HW

Lëngu i gjelbër për pastrimin e gjakut dhe gjithë organizmit

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Ushqimet dhe pijet e gjelbra janë shumë të rëndësishëm dhe ushqyes për shëndetin e organizmit. Ardhja e pranverës shoqërohet me rrjeshta shumëngjyrëshe në tezgat e fshatarëve, të cilat janë të mbushura plot me barishte, fruta e perime.

Ndër barishtet më të mira për shëndetin është padyshim pazia.

Vlerat shëndetësore të pazisë janë me të vërtetë të shkëlqyera.Në to përfshihet aftësia për të rregulluar nivelet e sheqerit në gjak, parandaluar radikalet e lira, përmirësuar tretjen, forcuar sistemin imunitar, për të ulur temperaturën dhe luftuar inflamacionin.

Kjo barishte është e shkëlqyer për uljen e tensionit të gjakut, parandaluar sëmundjet e zemrës, rritur dendësinë kockore, detoksifikuar organizmin dhe forcuar shëndetin e trurit.

Pazia është një burim fantastik vitaminash, ushqyesish dhe përbërësish organikë që përfshijnë vitaminën K, C, A, E, riboflavinën dhe vitaminën B6.

Sa i përket mineraleve, ajo përmban magnez, mangan, kalium, hekur, natrium dhe bakër. Përveç fibrës dietike, pazia përmban edhe antioksidantë, fitonutrientë dhe enzima të cilat janë unike dhe shumë të mira për shëndetin.

Hidromorava

Konsumi i rregullt i pazisë mund të duket sikur kërkon shumë fantazi në kuzhinë, por nuk është aspak e vërtetë. Pazia mund të kombinohet shumë mirë me lulerradhiqen, majdanozin, selinonë, mollën, kastravecin e shumë të tjera për marrjen e një lëngu të shkëlqyer për trupin dhe trurin.

Si Të Përgatisni Lëngun e Pazisë, Majdanozit dhe Lulerradhiqes.

Për këtë çaj ju nevojiten:
2-3 gjethe pazi,
Një grusht me lulerradhiqe,
Një tufë e vogël majdanoz,
4-5 kërcenj selinoje,
1 kastravec,
1 mollë jeshile,
Gjysëm limoni
Një copë e vogël xhenxhefili.

Përgatitja e Lëngut Të GjelbërPër përgatitjen e këtij lëngu, ekspertët rekomandojnë që në shtrydhëse të fusni barishtet dhe erëzat të para e më pas frutat dhe perimet më të forta. Lëngu duhet pirë menjëherë sa është i freskët. Ai është shumë i shëndetshëm, sidomos në kohë virozash.

Ky lëng i jep fuqi imunitetit, përmirëson qarkullimin e gjakut, mbron rrugët e frymëmarrjes dhe për më tepër përmirëson ndjeshëm tretjen. Mund ta konsumoni disa herë në javë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.