UBT

Lëngu i fortë që ‘përpin’ lodhjen pranverore

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Nëse edhe ju jeni viktimë e saj, lëngu i portokallit dhe vajit të lirit ju ndihmon që shpejtë ta ktheni energjinë. Sheqernat që i konsumojnë përmes ëmbëlsirave janë zgjedhje e shpejtë për ngritjen e energjisë, që zgjat midis 15 dhe 40 minutave. Një efekt më të gjatë ju ofron portokalli në kombinim me vajin e lirit.

Është i pasur me vitamina C, kalcium dhe acid folik. Kjo nuk është përparësia e vetme e këtyre ushqimeve. Ju ndihmojnë edhe në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare dhe sëmundjeve të mushkërive, e studimet e fundit kanë treguar se përdorimi i rregullt i vajit të lirit zvogëlon shtypjen e lartë të gjakut. Nutricistët sugjerojnë që të përdoret si shtesë në ushqim, por pa ngrohje termike, sepse zierja në temperatura të larta shkatërron yndyrat e shëndetshme në trup. Pra, shtojeni në gjellë të gatshme, salcë, sallatë dhe supë.

Eco Higjiena

PËRBËRËSIT: 3 portokaj të qëruar; 1 lugë vaj liri; 1 dcl ujë të ftohtë. Përgatitja: Të gjithë përbërësit t’i vendosni në blender dhe i përzieni mirë. Nëse nuk keni blender, me dorë shtrydhni lëngun e portokallit, aty shtoni vajin dhe i përzieni mirë.

(Kosova Sot)